Si të kombinoni çantën me këpucët! 5 idetë më “in” të verës July 26, 2017 – Posted in: Blog

Dy aksesorët më të dashur nga 99% e femrave janë këpucët dhe çanta. Ato e plotësojnë paraqitjen tuaj dhe i japin më tepër hijeshi. Por si t’i kombinoni këta aksesorë në mënyrën e duhur?

Gabimi i parë që bëni dhe që duhet të hiqni dorë është kërkimi i ngjyrës së njëjtë te të dy aksesorët. Ky nuk është gabim fatal, por nuk është edhe aq i domosdoshëm, sidomos këtë verë që është tendencë harmonizimi i ngjyrave.

Qëllimi i kombinimit të tyre është që të krijohen kontraste , kur ngjyrat e veshjes e lejojnë këtë gjë ose të luani me hijet e së njëjtës ngjyrë.

Detajet e këpucëve dhe çantave janë parësore në përcaktimin e stilit, prandaj tregoni vëmendje në përzgjedhjen e tyre.

Ja 5 idetë më të bukura të sezonit për të kombinuar çantën me këpucët:

Çanta Furla Candy (Bli Këtu) mund të kombinohet mjaft mirë me një palë këpucë balerina Pupa Furla Regina (Bli Këtu). Elementi i kashtës dhe ngjyrës së neonit shkojnë bashkë.

Çantë Bowling Cavalli Class (Bli Këtu) që mund të mbahet në dorë ose si çantë supi mund të kombinohet mjaft bukur me pupat L’autre Chose (Bli Këtu).

Çanta e supit Furla Metropolis Oxygen (Bli këtu), mund të shkojë me një palë sandale me platformë Furla Grace (Bli këtu), prodhuar në Itali.

Çanta Furla Diana (Bli këtu) e prodhuar në Itali do të shkonte perfekt me një palë shapka Furla Grace (Bli Këtu), që janë të dekoruara me gurë të shndritshëm.

Çanta Furla Metropolis Mini Crossbody (Bli këtu) mund të kombinohet mjaft mirë me një palë pupa Furla Grace (Bli Këtu) në ngjyrë portokalli të ndezur për të bërë kontrast.

 

 

 

Ky postim gjendet dhe në gjuhën: EN